Një studim i ri ka treguar se konsumimi i një pilule të aspirinit çdo ditë, zvogëlon shfaqjen e sëmundjes së HIV AIDS tek gratë.
Për t’u infektuar dikush me HIV, virusi kërkon qeliza të ndjeshme në traktin gjenital, dhe studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit me presion të lartë të gjakut kanë më shumë gjasa të marrin këtë infeksion.
Hulumtuesit nga Universiteti Manitoba në Kanada, testuan këtë teori duke administruar një dozë të ulët të dozës anti-inflamatore tek një grup i grave në Kenia.
Pas gjashtë javësh, numri i qelizave të targetuara të HIV në traktet e tyre gjenitale, kishte rënë në 35 përqind. Tani disa vite pas fillimit të këtij studimi, të gjitha gratë që kanë aplikuar këtë lloj të recetës, kishin mbetur të pa infektuara.
‘Këto janë rezultate shumë premtuese’ thotë udhëheqësi i këtij studimi, Dr.Keith Fowke.
‘Numri i reduktuar i qelizave të targetuara të HIV, në gratë që morën Aspirin iu afrua nivelit të gjetur tek gratë keniane në rrezik të lartë të prekjes me HIV, të cilat kishin mbetur të pa infektuara për shumë vite’, tha mes tjerash Dr. Fowke,.
Nesër mbahet ceremonia e themelimit të SHKK-së, merr pjesë H...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...