Zorana Mihajloviq, zv/kryeministrja e parë në qeverinë e Serbisë, ka thënë se zgjidhja e problemeve me Kosovën ka rëndësi të jashtëzakonshme për shtetin serb.
Sipas saj deklarata e kundërshtarëve politikë në Beograd se Vuçiq po merret vetëm me temën e Kosovës, janë për interesa personale.
“Ku keni qenë gjithë këto vite. Kosova është Serbi, por ju keni bërë gjithçka për ta ndarë nga Serbia. Gjatë gjithë kohës që ishit në pushtet, nuk kishit guxim për negociata me dhe të thoni se si është situate në Kosovën dhe pjesë të tjera”, tha Mihajloviq.
Ajo kërkoi nga të gjithë në shtetin serb, të bëhen bashkë që të arrijnë një zgjidhje sa më pozitive në raport me Kosovën, transmeton Lajmi.net
“Si shoqëri të gjithë duhet t’i mbledhim forcat pa marrë parasysh sa dallime kemi. Kisha, shoqëria civile, përfaqësues të partive e nga qeveria, të gjithë duhet të jemi bashkë”, tha zv/kryeministrja serbe.
Ajo tha se kundërshtarët e Vuçiqit po përhapin urrejtje në çdo hap.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...