BDI do të udhëheq fushatë partiake për referendumin në Maqedoni

17:00 | 12 Gusht 2018
Arbresh.info

Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e parë e cila njoftoi se nga xhepi i saj do të udhëheq fushatë për dalje në referendum më 30 shtator, ku qytetarët duhet ta tregojnë mendimin e vet se a e përkrahin hyrjen në NATO dhe BE përmes marrëveshjes me Greqinë që u nënshkrua në Prespë.

“Shtabi qendror partiak është në fazën përgatitore, ndërsa do të ketë edhe shtabe më të vogla partiake në nivel lokal. I gjithë potenciali partiak është i angazhuar. Qytetarët duan anëtarësim në NATO dhe BE dhe zhvillim ekonomik”, tha Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Zëvendës Kryeministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë dhe negociator kryesor më BE-në, Bujar Osmani i cili vjen nga BDI-ja, tha se ka njohur se do të formohet shtab në Qeveri, por edhe shtabe të veçanta të partive të përfshira në referendum, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qytetarët nuk e kanë lexuar marrëveshjen. Duhet të jenë të informuar në mënyrë të drejtë, dhe jo në mënyrë agresive të jenë të bindur. Ky është moment i duhur që qytetarët të jenë të informuar mirë para se ta marrin vendimi”, tha Osmani/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme