Kosbit LLC, një lider i ofrimit të shërbimeve në Teknologjinë Informative, e specializuar në ofrimin e shërbimeve të outsourcing, sot ka njoftuar që Sean Price është emëruar Shef i Teknologjisë (CTO) brenda kësaj kompanie.
Sean do të jetë një vlerë e shtuar në Kosbit, me mbi një dekadë eksperiencë të lidershipit me start-ups dhe kompani të mëdha që ofrojnë shërbime dhe produkte në një mori industrisë.
Ai do të kalojë në Kosbit prej një kompanie tjetër me përmasa botërore nga Mbretëria e Bashkuar, ku ai kishte rrolin e Drejtorit të Shitjes për mbështetje të IT-së.
Sean do të jetë përgjegjës për krijimin e një vizioni në aspektin teknik, si dhe do të udhëheq të gjitha aspektet e zhvillimit të proceseve të biznesit, në përputhshmëri me objektivat afatgjata të Kosbit.
Gjithashtu, Sean do të udhëheq një ekip me inxhinierë teknik për të zhvilluar standarde dhe praktika që janë të sinkronizuara me mundësitë tona dhe objektivat strategjike.
Sean do të udhëheq një divizion global të IT-së, i cili është i njohur si një top ofrues i shërbimeve në 5 kategori, përfshirë Madhësia dhe Rrita, Referencat e Partnereve, Çmimet dhe Certifikimet, Programet për Inovacion dhe Përgjegjësinë sociale të Korporatave nga Asociacioni Internacional për Outsourcing (IAOP).
IAOP gjithashtu e ka njohur Kosbitin si një ndër ofruesit më të mirë të shërbimeve të outsoucing.
Lidhur me këtë Sean deklaroi: “Jam shumë i lumtur që i bashkohem Kosbitit në një moment kaq interesant të rritjes dhe të qenurit lider në industrinë e outsourcing. Kjo kompani ka filluar të jetë ndërkombëtarisht e njohur si një ofrues i shkëlqyeshëm i shërbimeve për konsumatorë. Kjo veti është kruciale për erën e teknologjisë në të cilën po jetojmë. Etika e punës, aftësitë si dhe shkalla e besimit të ekipit që dëshmohen çdo ditë janë çmuar nga partnerët global të tij, dhe jam tejet i lumtur që i bashkohem këtij udhëtimi që synon t’i zhvillojë dhe t’i zgjeron edhe më tutje këto vlera për të cilat Kosbit tashmë njihet”.
Hajrë Hyseni, Drejtor Ekzekutiv i Kosbit, shtoi se, “qëllimi kryesor i Kosbit është të bëhet një kompani lidere në Global IT Solutions, dhe për ta bërë këtë, ne kemi krijuar një kulturë e cila përkrah njerëzit tanë dhe e cila rrjedhimisht ndihmon në ofrimin e shërbimeve të shkëlqyeshme për klientët. Jemi shumë të kënaqur ta kemi Sean në vizionin tonë global dhe të jetë lider në divizionin kryesor të kompanisë tonë e cila po vazhdon të rritet dhe zgjerohet globalisht.
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...
VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën...