Google ADS

Shpërthim në Siri, së paku 18 persona të vdekur

14:45 | 12 Gusht 2018
Arbresh.info

Opozita e drejtuar nga Mbrojtja Civile Siriane, e njohur edhe si helmeta e bardhë, tha se shpërthimi u bë të dielën në fshatin Sarmada afër kufirit turk ku mbetën të vdekur dhe te lënduar disa persona.

Opozita siriane tregoi se shpërthimi në vend kishte vrarë së paku 18 persona dhe kishte lënduar shumë të tjerë. Shkaktimi i shpërthimit nuk dihet ende.

Helmetat e Bardhë, thanë se shpërthimi ndodhi të dielën në fshatin Sarmada afër kufirit turk ku u “vranë dhe plagosën dhjetra persona”. Për shkak të shpërthimit, një ndërtesë me pesë kate u rrëzua duke varrosur shumë nga viktimat./arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme