Google ADS

Sorrët janë trajnuar për të pastruar parqet në Francë

11:11 | 12 Gusht 2018
Arbresh.info

Parku francez tani ka të punësuar edhe 6 punëtor të ri: sorra të cilat fluturojnë rreth e rreth parkut për të pastruar atë nga cigaret dhe pjesë të tjera të mbeturinave në këmbim të ushqimit.

Nëse një sorrë depoziton një copë mbeturine në një kuti të vogël në Parkun Puy du Fou, një copëz ushqimi për zogj shfaqet. Të gjashtë sorrat janë korb, një lloj sorre që mendohet të jetë pjesërisht inteligjente, sipas presidentit të parkut.

“Qëllimi nuk është vetëm në pastrimin e parkut, sepse vet vizitorët janë të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm për të pastruar parkun” por “qëllimi i kësaj është se vet natyra na mëson për tu kujdesur për ambientin,” tha Nicolas de Villiers drejtori i Parkut Puy du Fou./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme