Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka caktuar mbrojtësin Laurent Koscielny si kapiten të Arsenalit, ndërsa Granit Xhaka është njëri prej katër zëvendës-kapitenëve të skuadrës.
Per Mertesacker u pensionua në fund të sezonit të kaluar, ashtu që strategu spanjoll zgjodhi që shiritin e kapitenit t’ia jepte futbollistit francez.
Në ndërkohë, ai ka caktuar edhe katër zëvendës kapitenë, Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka, njëri nga të cilët do ta bartë shiritin në rast të mungesës së Koscielnyt.
“Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili aktualisht është i lënduar. Pas Laurentit, kapitenët tanë tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka.
“Unë dua liderë në skuadër – secili lojtar në çdo kohë të ketë kapacitetin për të treguar lidership, mirëpo këta pesa lojtarë janë ata që e kanë mundësinë të bëhen kapiten”, është shprehur trajneri.
Ndeshja e parë e Emeryt si trajner i Arsenalit do të jetë të dielën, pikërisht kundër kampionit në fuqi Manchester City.
Koscielny do të mundojë në derbin e xhiros së parë, ndërsa pritet të shihet se kush do ta bartë shiritin nga katër zëvendëskapitenët. /Telegrafi/
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...