Tiemoue Bakayoko ka mbetur i zhgënjyer nga deklarata e trajnerit Sarri, me Italianin që u shpreh se nuk do të mbështet tek mesfushori 23 vejcar në këtë sezon të ri të Premier Leagues.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Daily Mirror” mesfushori francez, i cili u transferua vitin e shkuar nga Monaco për shifrën e 40 milionë paundëve dhe që njëherazi mbetet objektiv i rëndësishëm në merkaton e kuqezinjve të Milanit, kërkonte një shans nga trajneri i ri i Bluve të Londrës, që mesa duket preferon të orientohet drejt lojtarëve të tjerë në organikën e Chelseat.
Mes tyre përmendim Ross Barkley, N’Golo Kante dhe Mateo Kovaçiç, blerjen e re dhe të rëndësishme nga Real Madridi, por mbi të gjithë Jorginhon e Napolit, të cilin Sarri e njeh mjaft mirë si lojtar.
Gjatë konferencës për shtyp Sarri deklaroi se shumë prej lojtarëve të skuadrës do të shkojnë për huazim. Përjashtimi i Bakayokos nga lista e preferencave të Sarrit duket se i hap kështu edhe më shumë dyert Milanit, me Drejtorin e Sportiv Leonardo që e ka pohuar faktin se janë në tratativa me blutë e Londrës për francezin.
Referuar edhe faktit se merkato në Itali përfundon pas një jave, mediat angleze shkruajnë se marrëveshja është gjetur dhe se tashmë operacioni është drejt mbylljes për huazimin e francezit me të drejtë blerjeje pas një viti.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...