Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta për të ndaluar Presidentin Hashim Thaçi, pas deklarimeve për shkëmbim territoresh me Serbinë. Vetëvendosje ka ftuar të gjithë të bashkohen në këto protesta massive, për të penguar copëtimin e territorit të Kosovës.
Kështu, deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku ka treguar se kur do të mbahen këto protesta dhe cili do të jetë përfundimi i tyre.
“Organet e partisë janë duke e shqyrtuar kohën dhe momentin e përshtatshëm se kur duhet të mbahen protestat besoj. Veq kemi filluar kontaktet me strukturat dhe qytetarët. Njerëzit janë të vetëdijshëm për lojërat e ndyra të Thaçit që po i bën në kurriz të sovranitetit të shtetit dhe këtij njeriu tanimë i ka dalë në sipërfaqe mashtrimi shumë vjeçar”, thotë Millaku për “Bota sot”.
Ajo thotë më tutje se këto protesta do të kenë përkrahje të madhe dhe mbesin e vetmja formë për të ndaluar Presidentin Thaçi.
“Jam e bindur se protestat do të kenë një përkrahje shumë të fuqishmë dhe do të jenë madhështore. Duke parë se institucionet nuk janë të gatshme të intervenojnë në stopimin e të keqes që po i vjen vendit, mendoj se e vetmja formë do të mbetet protesta. Me çdo kusht duhet të ndalet Thaçi”, thekson deputetja e Vetëvendosjes.
Deputetja Millaku thotë se rreziku më i madh që i kanoset Kosovës është Asociacioni, i cili si një “kancer” do gërryejë Kosovën pa mëshirë.
“Rreziku më i madh është Asociacioni, nëse lejohet një gjë e tillë atëherë shteti do të falimenton dhe do të jetë kancer që do ta gërryejë Kosovën pa mëshirë. Me Asociacion, Kosova nuk do të ketë rahati as politike as ekonomike dhe gjithmonë do të ketë skena dhe presione nga më të ndryshmet me qëllim që shteti i Kosovës të mos rahatohet kurrë. Thaçi është njeri ogurzi që vetkrijoj probleme për të shpëtuar lekurën e vetë dhe për të qëndruar në pushtet”, vlerëson ajo./BS
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...