Indi: “Jetimoret” një ferr i vërtet për vajzat

15:44 | 11 Gusht 2018
Arbresh.info

“Dielli lind shumë ngadalë për ne çdo mëngjes” tha një vajzë e vogël.

“Drita nga jashtë mund të zgjas shumë, por për ne, në një shtëpi pa dritare nata duket sikur nuk ka fund. Disa vizitor të panjohur na vizitojnë natën në errësirë dhe abuzojnë me ne” këto ishin fjalët e një nga 44 vajzat që jetonin në një “jetimore”.

Muzaffarpur është një qytet shumë i varfër indian, dhe me një popullësi mosha mesatare e të cilës është 17 vjeç.

Zyrtarë policior pas një aksioni të organizuar kanë arritur të arrestonin një person i cili akuzohet se bashku me disa “gra kujdestare” për abuzim seksual të 44 vajzave, 12 deri 16 vjeçare.

Shumica prej tyre kishin probleme shëndetësore si lëndime trupore, psikike, disa prej tyre ishin të sëmura nga turbekulozi dhe shumë sëmundje të tjera të lëkurës.

Tani vajzat janë nënkujdesin shëndetësor kurse 10 persona janë të arrestuar. Si gjithnjë dështimi më i madh i Indisë është rritja e fëmijëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme