Google ADS

Masakra në Vlorë: Rrëqethëse, i vogli i familjes u vra me bukë në gojë

14:09 | 11 Gusht 2018
Arbresh.info

Detaje tronditëse vijojnë të zbulohen nga masakra e ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.

 

Familjarët  që kanë shkuar të parët në vendngjarje pas masakrës kanë treguar se Ledioni 8 vjeç është gjetur i vrarë në divan teksa në dorë mbante pjatën me bukë, informon gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.

Viktimat kanë pasur plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit kryesisht  në bust dhe në kokë

Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azemi Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë. Djali i vogël Ledioni është goditur nga tre plumba ndërsa vajza, Sara 16 vjeçe është goditur me 4 plumba.

Ridvan Zykaj u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm  2 km larg banesave ku ndodhi masakra.

Gjatë orëve të natës, kur kanë parë që 24 vjeçari ishte aktiv në facebook edhe pse në arrati Policia ka negociatuar me të për t’i kërkuar të dorëzohet. Mësohet se ai është shprehur se nuk dorëzohej pasi kishte frikë se do e vrisnin.

Prokuroria ka kërkuar ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse Ridvan Zykaj ka probleme mendore. Ndërkohë policia thotë se autori nuk ka pasur kartelë mjekësore.

Masakra

Pasditen e së premtes, 24-vjeçari mori vendmin për të kryer aktin e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin.

Ai fillimisht shkoi në shtëpinë e Demirit dhe pasi i ka ekzekutuar së bashku me bashkëshorten ka shkuar në banesën e Besimit.

Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna Azemi dhe Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe Afërdita dhe Azemi. Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

Ridvan Zykaj pas ngjarjes u arrastis dhe u kap mëngjesin e sotëm në dalje të Selenicës.

Gjatë marrjes në pyetje 24-vjeçari ka kërkuar avokat për të folur për masakrën, ndërsa ka panuar edhe autorësinë e vrasjes së 8 familjarëve të fisit të tij, mes tyre 3 gra dhe dy fëmijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme