Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka dalë edhe një herë kundër idesë së Hashim Thaçit për korrigjim kufijsh. Ka thënë se korrigjime të tilla të kufijve ka bëtë vetëm Rusia derisa ka thënë se Kosova nuk është Rusi e as Serbi.
“Kur merr, bashkon territorin, kur jap e ndan atë. Vetëm Rusia “i korrigjoi” kufijtë pa shkëmbim, i aneksoi me forcë territoret nga shtetet fqinje, e Kosova nuk është as Rusi, por as Serbi. Kosova i ka kufijtë shtetërorë dhe duhet të respektojë kufijtë e vendeve fqinje”, ka thënë Kryetari i LDK’së në një intervistë dhënë Kohës Ditore.
Sipas tij, korrigjimi i kufijve në Ballkan nuk mund të bëhet mbi baza etnike pasi mbi këtë parim mund të ketë edhe lëvizje tjera në vendet përreth.
“Në Ballkan nuk ridefinohen kufijtë mbi baza etnike as me referendum të njëanshëm dhe as me konferenca për shtyp. Sepse rrjedhimisht do të shtrohej pyetja, nëse mundet Lugina e Preshevës, pse nuk munden edhe territoret e tjera. Sa i përket Vuçiqit, siç duket atij po i konvenon dhe ekziston një lloj koordinimi në këtë aspekt, që kjo lloj agjende e rrezikshme të shtyhet përpara. Në anën tjetër, edhe Gjuriqi po thotë që atyre iu takon Ujmani, “Trepça”, Vallaqi…! “, thotë Mustafa.
Në fakt, sipas tij, korrigjimi i kufirit përfundon me shkëmbim, merr në një pjesë, jep në pjesën tjetër.
Idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh e ka nisur Presidenti Thaçi menjëherë pasi kishte dështuar të shfuqizonte Gjykatën Speciale. Në janar të këtij viti Zyra e Thaçit e kishte lënë të hapur idenë e bisedimeve me Serbinë, duke përfshirë edhe temën e kufijve.
Deri tash vetëm Gjermania e Britania kanë dalë krejtësisht kundër, ndërsa, vendet tjera kanë lënë të hapur mundësinë e çfarëdo marrëveshje me të cilën palët mund të pajtohen.
Në Kosovë ideja e Thaçit është kundërshtuar nga LDK, AAK e NISMA. Ndërsa, VV ende s’e ka një pozicionim të qartë.
Duke mos pasur mbështetje dhe fuqi politike, Thaçi nëpër konferenca për media, ka nisur të lëshojë akuza në drejtim të mediave, duke thënë se një pjesë e tyre po flasin me gjuhën e Vuçiqit.
Mirëpo, pa kaluar as 24 orë, Shefi i Shtetit ishte detyruar të kërkonte falje për një akuzë të tillë, marrë parasysh se idetë për ndryshim kufijsh prej vitesh promovohen nga Aleksander Vucic e Ivica Dacic, dy njerëzit kryesorë të Sllobodan Milloshevicit gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...