Gushti nisi i nxehtë, me temperatura të pazakonta deri në 38 gradë celcius, por meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius.
“Për sa i përket situatës termike mbetemi në vlerat e larta edhe për ditën e sotme, por edhe të shtunën. Ka patur një rënie të lehtë në verilindje dhe jugperëndim por rënia është thuajse e pandjeshme. Rënien e temperaturave do ta ndjejmë kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit duke filluar nga mëngjesi i së shtunës e në vijim”, u shpreh sinoptikania Tania Pore.
Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, Meteoalb ka një lajm të mirë për ata që presin të pushojnë pas 15 gushtit. E sigurt është se: Askujt nuk do t’i prishen pushimet!
“Shirat do të jenë të përkohshëm në zonat e izoluara dhe më të mundshme janë në ekstremin verior dhe në zonat verilindore të Shqipërisë. Për sa i përket pjesës tjetër të gushtit, pritet në fakt javën tjetër një rënie e lehtë e temperaturave. Nuk presim maksimum mbi 38 gradë Celsius. Në dhjetëditëshin e fundit të gushtit presim një fuqizim të të nxehtit afrikan në të gjithë kontinentin Europian, rrjedhimisht edhe në juglindje ku bën pjesë edhe teritori shqiptar”, thotë sinoptikania./Top Channel
Pacolli: Është përfolur se Republika e Togos ka tërhequr njo...
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë eu...
Gërvalla takon homologun polak: Kosova dhe Polonia me partne...
Njëvjetori i rënies, policia përkujton heroin Afrim Bunjaku ...
Konfirmohet data dhe ora për El Classicon e parë në La Liga
Shefi i Zyrës së BE-së: Autorët e agresionit në Banjskë të d...