Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka emëruar tre lojtarët që mund të largohen nga klubi para se merkato evropiane e transferimeve të mbyllet në fund të këtij muaji.
Kjo ka qenë një merkato mjaftë e suksesshme për “Topçinjtë”, të cilët kanë transferuar disa lojtarë mjaftë kualitativ, transmeton portali arbresh.info. Bernd Leno, Stephan Lichtsteiner, Lucas Torreira, Matteo Guendouzi dhe Sokratis Papastathopoulos i janë bashkuar klubit pas disa largimeve gjithashtu nga klubi.
Santi Cazorla dhe Jack Wilshere janë larguar të dy nga skuadra, ndërsa Lucas Perez kaloi te West Hami në formë huazimi – ashtu si Calum Chambers te Fulhami.
Edhe pse merkato në Premierë Ligë tashmë ka përfunduar, kjo nuk do t’i ndal largimet nga Arsenali.
E gjithë kjo për shkak se Unai Emery ka konfirmuar se tre lojtarë mund të largohen nga klubi para se të mbyllet merkato evropiane në fund të këtij muaji.
“Ne kemi vetëm tre lojtarë: Carl Jenkinson, David Ospina dhe Joel Campbell, që kanë mundësi të largohen”, citohet të ketë thënë Emery nga ‘Daily Mirror’.
Emery më pas foli edhe për fillimin e sezonit të ri para ndeshjes kundër kampioni – Manchester City, të dielën, madje pranoi se Pep Guardiola është një trajner më i mirë se ai./arbresh.info/
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...