Bosnja lejon vizat për Kosovën U-16 pas presionit të FIBA-s

21:02 | 10 Gusht 2018
Arbresh Info

Ministria e Jashtme e Bosnjës ka lëshuar vizat për përfaqësuesen e Kosovës U-16.

Në Bosnjë po mbahet Kampionati Evropian në basketboll për grupmoshat U16 dhe ministria e jashtme e këtij vendi nuk lëshoi vizat për të rinjt shqiptarë të Kosovës që të përfaqësojnë vendin e tyre.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156167667989219&set=a.10150176449599219.312126.615729218&type=3

Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Erolld Belegu, ka konfirmuar se FIBA ka ndikuar me presionin e saj që Bosnja të lejojë vizat për djemtë nga Kosova.

Pos FIBA-s presion të shtuar ka bërë edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të parandaluar një rast të paprecedent në sportin ndërkombëtar.

Ekipi i Kosovës U16 niset në ora 23:00 drejt Bosnjës dhe performancën e parë e zhvillon në ditën e tretë të Kampionatit, të shtunën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme