Gjatë vikendit në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të sillen nga 13 deri në 16 gradë celsius, kurse maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 31 gradë.
Po ashtu mot i nxehtë pritet të na shoqëroj edhe gjatë javës së ardhshme.
Njoftimi i plotë:
Në fundjavë mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell
10.08.2018 – Zonat anticiklonike nga Atlantiku do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot të nxehtë dhe stabil përgjatë fundjavës, deri në ditët e para të javës së ardhshme. Mirëpo, rreth viseve malore ekzistojnë mundësi për zhvillime të vranësirave lokale, që orëve të pasdites do të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu dhe bubullima.
Nga mesi i javës së ardhshme fusha të presionit të ulët nga Atlantiku verior do të depërtojnë mbi rajon, ku sërish pritet të favorizojnë mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima.
11.08 – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët. Në perëndim të vendit rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.
12.08 – Mot i mirë, kryesisht me diell.
13.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.
14.08-15.08 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, ndërsa maksimalet 28C deri në 31C.
Era do të fryjë e lehtë nga verilindja 2-4m/s.
Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale, me tendencë që gradualisht të zbres rreth këtyre vlerave. /telegrafi
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...