Google ADS

Mariano: E pamundur t’i thuash “Jo” Real Madridit

19:37 | 10 Gusht 2018
Arbresh Info

Mariano Diaz ka hedhur poshtë raportet se ka refuzuar rikthimin te Real Madridi për të qenë zëvendësuesi i Karim Benzemas.

Në fakt, lojtari i Lyonit ishte shumë i qartë me mesazhin e tij në rrjete sociale, transmeton portali arbresh.info.

“Ju nuk mund t’i thoni ‘Jo’ Real Madridit”, ka shkruar ai.

Diaz nënshkroi me Lyonin verën e kaluar për një marrëveshje tetë milionëshe dhe shënoi 20 gola brenda të gjitha kompeticioneve.

Aty nuk kishte ndonjë klauzolë të riblerjes në kontratën e tij, por ata janë në gjendje për të shtruar një ofertë nëse lojtari dëshiron të largohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme