Ndonëse nuk arritën që të parandalonin vrasjen e dyfishtë në Brekovc të Gjakovës, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po thotë se Kosova ka një polici efikase. Madje, deklaron se Policia e Kosovës është larg më e mirë se në shumë vende të tjera të rajonit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se nuk duhet të krijohet një imazh i mosefikasitetit të Policisë së Kosovës pas vrasjes makabre në Brekovc të Gjakovës. Tahiri me bindje ka thënë se Policia e Kosovës është larg më e mirë se në shumë vende të tjera të rajonit.
“Unë po iu tregoj që ka edhe raste që nuk kanë dështuar. Jam i bindur që kemi një polici efikase larg më e mirë se në shumë vende të tjera të rajonit. Edhe kur vjen puna te mbrojtja e jetës te qytetarëve tanë. Po, kemi pas raste kur nuk kemi qenë efektive aq sa duhet por nuk besoj që është e rrugës, ta krijojmë një imazh të mosefikasitetit të policisë tonë”, ka thënë ai.
Tahiri ka thënë se me Kodin e ri penal, dhunuesit do të vuajnë burg.
“Unë do të kërkoj që raste të tilla të trajtohen me prioritet, që ta ulim një numër aq të lart, ta parandalojmë në masë të madhe sa është e mundur, nuk duhet ta leme ne mirëbesimin e njerëzve, këto norma do te hyjnë ne fuqi sa me shpejt. Do t’i demotivojë te gjithë ata që janë të gatshëm me kry dhunë sepse do te ballafaqohen me burgun”, tha ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...