Google ADS

Hoxha: Diaspora shqiptare dha kontribute të shquara në lëvizjet kombëtare

18:16 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Trojan Hoxha në ekspozitën ‘Unë jam Shqiptar;, ka thënë se kjo ekspozitë përfshin fotografitë e diasporës shqiptare.

“Ekspozita hapet në mënyrë kronologjike me fotografinë e heroit kombëtar, Skënderbeu si përfaqësues i epokës që shënoi krenarinë tonë kombëtare. Vijojnë arbresht e parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, dhe në Greqi. Diaspora shqiptare dhe kontribute të shquara në lëvizjet kombëtare në shtetet ku u vendos”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Sipas tij kolonitë shqiptare vazhduan veprimtaritë e tyre edhe pas krijimit të shtetit shqiptarë.

“Emigranti i parë shqiptar i identifikuar në SHBA është një moment i rëndësishëm në ekspozitë dhe është një nga surprizat që do ta ndjekin. Diaspora shqiptare pasqyrohet nëpërmjet fotografive të protagonistëve të saj si të Faik Konicës, Mithat Frashrit”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme