Rreth dy miliardë euro do të duhet të investojë Shqipëria në sektorin e energjisë elekterike për dekadën e ardhshme, dhe të gjitha këto para do të jepen nga buxheti i shtetit.
Sipas strategjisë së energjisë, të miratuar nga qeveria, ky është njëri prej skenarëve, ndërsa tjetri ka një kosto investimesh që deri në 2030-ën llogaritet në mbi 2,5 miliardë euro.
Në të dy skenarët, pjesa më e madhe e parave, rreth ¾-tat do të shkojnë për prodhimin e energjisë elektrike, kurse shpërndarja dhe transmetimi do të kenë një mbështetje më të vogël.
Ndërkohë investimet në të gjithë sektorin e energjisë, ku futen dhe hidrokarburet, shkojnë në rreth 5,5 miliardë euro. Por ndryshe nga energjia elektrike, për naftën dhe gazin natyror, investimet do të jenë private.
Sipas strategjisë Shqipëria deri në 2030-ën duhet të kursejë 15% të energjisë që përdor. Ulja e gazrave serrë është parashikuar me 11,5%, ndërsa përdorimi i gazit natyror duhet të kapë 20% në totalin e burimeve të energjisë./Top Channel
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...