Aida Dërguti, deputete në Kuvendin e Kosovës me prejardhje nga Vushtrria, po ankohet ngase organizatorët e festivalit të parvjetshëm “Ditët e Hasan Prishtinës”, e që janë përfaqësuesit e komunës së Vushtrrisë nuk e kanë ftuar atë për të marrë pjesë.
Dërguti ka theksuar se është anëtare e familjes së Hasan Prishtinës, meqë stërgjyshja e saj ka qenë halla e tij.
Këto komente ajo i ka bërë në profilin e saj në Facebook.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Dërgutit:
Halla e Hasan Bej Prishtinës, ka qenë stërgjyshja ime (gjyshja e gjyshes sime nga ana e nënës). Veç desha të ua kujtoj organizatorëve të manifestimeve në Vushtrri, nëse nuk duan të më ftojnë si deputete e Vushtrrisë, së paku si familjare e kanë obligim.
Ndryshe, Komuna e Vushtrrisë që prej zgjedhjeve të fundit lokale bashkëqeveriset nga koalicioni LDK, AKR dhe Lëvizja Vetëvendosje, prej së cilës Dërguti është ndarë për t’u bashkuar me grupin e të pakënaqurve në Partinë Social Demokrate (PSD).
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”