Google ADS

Të shtëna me armë në Kanada, disa të vdekur

14:47 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Policia kanadeze është përgjigjur në thirrjen për të shtëna me armë, ku kanë mbetur disa të viktima në Fredericton, New Brunswick.

Të paktën katër persona raportohet të kenë humbur jetën, kurse banorët janë këshilluar të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert, transmeton portali arbresh.info.

Policia thotë se incidenti, të cilit iu përgjigjën rreth orës 07:30 të kohës lokale është ende duke vazhduar.

Shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes./Arbresh.info/

https://twitter.com/nthlstrgn/status/1027880030632927233?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1027880030632927233&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fnews%2F435615-multiple-fatalities-in-canada-shooting%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme