Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zakharova, e cila po qëndron për një vizitë në Beograd, ka thënë se Moska “nuk heq dorë nga qëndrimi i saj parimor për Kosovën”.
”Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është parimor dhe i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, në respektimin e sovranitetit të Serbisë dhe sistemit të asaj të brendshëm”, citon “novosti” të ketë thënë ajo, transmeton Arbresh.info.
“Ne nuk heqim nga ky qëndrim parimor”, ka thënë ajo.
Në pyetjen se cili është qëndrimi i Rusisë për ndarjen, Zakharova është përgjigjur me kundër pyetje:
“Ju nuk do të keni problem me këtë?”
Ajo ka shtuar se Rusia “do të sillet me respekt sipas vendimit të popullit serb”, duke u pyetur edhe një herë “nëse Serbia do të ketë problem me ndarjen”.
Sipas Zakharias, Kosova është problem ndërkombëtar dhe jo vetëm i Serbisë.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën