Talibanët sulmojnë Ghaznin, dhjetëra të vdekur

11:02 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Luftëtarët talibanë kanë sulmuar Ghaznin, provincë në lindje të Afganistanit, duke lënë njerëz të vdekur e të plagosur para se forcat afgane t’i largonin nga qyteti.

Sulmi në qytetin e Ghazni nisi orët e para të së premtes, transmeton portali arbresh.info.

Brenda pak orëve, talibanët pretenduan se kanë një pjesë të madhe të kryeqytetit të kësaj province nën kontroll.

Helikopterët sulmues amerikanë si dhe dronët i shkuan në ndihmë forcave qeveritare nga ajri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Mohammad Radmanish më vonë tha se ushtria mbështeti policinë dhe qyteti ishte tani nën kontroll të forcave qeveritare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme