Google ADS

Rita Ora bën thirrje që fansat të votojnë për këngën e saj dhe të Aviciit në VMA, në nderim të duetit të tyre të fundit

08:30 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Më datë 20 gusht do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2018”.

 

Eventi do të mbahet në Radio City Music Hall në New York, dhe pjesë e tij do të jenë emra të shumtë nga arena ndërkombëtare.

Tri shqiptare e famshme: Bebe Rexha, Rita Ora e Dua Lipa nuk mungojnë në këtë event.

Ato janë të nominuara në disa kategori. Dua në tri, Rita në dy e Bebe në një – të trija këto shqiptare presin të rrëmbejnë një çmim në jubileun e 35-të të “MTV VMA”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është e nominuar në katgeorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, dhe në kategorinë “Best Visual Effects (Klipi më i mirë me efektet vizuale)”.

Në të dyja këto kategori, ajo është e nominuar për këngën “Lonely Together”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me DJ e njohur, Avicii, vitin e kaluar.

Duke pasur parasysh këtë, Rita ka treguar shumë ndjeshmëri te fansat, duke u bërë thirrje të vazhdueshme që ta votojnë atë në kategorinë “Best Dance”.

Në një pjesë të shkëputur nga kënga, të publikuar së fundmi në Instagram, Ora tregon se e kujton me shumë mall këtë bashkëpunim, i cili pa dyshim do të ngelet si një nga më të veçantit në karrierën e saj.

https://www.instagram.com/p/BmRSa26ninf/?taken-by=ritaora

“Ky filmim i ri nga “Lonely together” me Aviciin më kthen prapa në xhirime. Më duket sikur ishte dje dhe kjo këngë gjithmonë do të thotë shumë për mua. Le të votojmë edhe njëherë për “Lonely together” si “Kënga më e mirë ritmike” në VMAs” (sic.), ka shkruar këngëtarja Ora.

Ndërkohë, në po të njëjtën kategori është e nominuar edhe shqiptarja tjetër e suksesshme, Dua Lipa, me këngën e saj “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.

Fansat e këngëtareve mund të votojnë duke klikuar në faqen zyrtare të MTV VMA (Përjashtim bëjnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk kanë të drejtë vote).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme