Kërcënohet me jetë aktorja myslimane, sepse pozoi e veshur me bikini

22:04 | 9 Gusht 2018
A. B.

Një aktore indiane është sulmuar online, pasi ajo ka postuar fotografi e veshur me një bikini, ndërsa është me pushime.

Sara Khan, 29 vjeçe, një aktore e njohur, ka ngarkuar fotografi gjatë pushimeve në Goa, Indi dhe Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shumë persona e kanë vlerësuar pamjen e saj, megjithatë, Khan, e cila është myslimane, u vu në shënjestër edhe nga disa persona që nuk u pajtuan me zgjedhjen veshjes së saj.

Disa nga shokët i kanë kërkuar që të “ndryshojë fe”, pasi ka shkelur rëndë ligjin e Sheriatit. Madje atë e kanë kërcënuar edhe me jetë.

https://www.instagram.com/p/BmMC9RgnUd2/?hl=en&taken-by=ssarakhan

https://www.instagram.com/p/BmOXNkbHFG7/?hl=en&taken-by=ssarakhan

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme