Google ADS

Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në Prishtinë

21:33 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

Një burrë i moshës 63 vjeçare ka ndërruar jetë në lagjen Pejton.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton në Prishtinë është një person i shtrirë. Me të dalë në vendngjarje policia ka hasur në viktimën e cila ishte pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Trupi i pajetë i viktimës D.T. 63 vjeç me urdhër të prokurorit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërkohë që njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme