Google ADS

Spitali i Lezhës demanton policinë: Pushuesi nga Kosova nuk vdiq në spital

21:05 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

Një rast i paprecedentë ka ndodhur këtë të enjte, disa orë pas njoftimi të policisë se një shqiptar i Kosovës, pushues në Shëngjin të Lezhës, ka humbur jetën në spital pas rrezikut për mbytje në plazhin e Ranës së Hedhun.
Ka qenë spitali rajonal i Lezhës i cili e ka përgënjeshtruar lajmin e sjellë nga policia e shtetit, duke thënë se 62 vjeçari Enver Jaxhiu nuk ka vdekur në spital.

Mjekët janë shprehur se pushuesi nga Kosova ka ardhur në spital pa shenja jete.

Jaxhiu është mbytur në orët e drekës në plazhin e “Ranës së Hedhun”. Sipas mnjekëve kartela e tij tregon qartësisht se ai ka ndërruar jetë përpara se të vinte në dyert e urgjencës së spitalit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 09.08.2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme