Jurgen Klopp ishte fituesi më i madh i kësaj merkato verore të transferimeve, ndërsa rivali i tij Jose Mourinho është qartë humbës.
Kur bëhet fjalë për thyerje të rekordeve, transferim të emrave të mëdhenj, madje edhe transferime tronditëse, ishte Liverpooli që doli triumfues, transmeton portali arbresh.info.
Klopp ka rregulluar problemin kryesor në skuadrën e tij duke transferuar portierin e klasit botëror, Alisson Becker, për 65 milionë funta. Rekordi botëror i thyer me transferimin e tij nuk zgjati shumë për shkak se Chelsea më pas transferoi për 70 milionë funta portierin Kepa Arrizabalaga.
Klopp po ashtu siguroi shërbimet e brazilianit Fabinho në formë befasuese, ndërkohë që Naby Keita ishte siguruar gjithashtu që nga sezoni i kaluar.
Xherdan Shaqiri është një super përforcim gjithashtu – pra Klopp ka përforcuar skuadrën që arriti sezonin e kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ndër klubet e tjera që ishin të suksesshme në këtë merkato është edhe Wolves pas transferimit të disa emrave të mëdhenj falë ndihmës nga super agjenti Jorge Medes.
Mourinho është dështaku më i madh për shkak dështimit për të sjell një emër të madh në qendër të mbrojtjes edhe pse ka përforcuar këtë departament.
Fredi, Diogo Dalot dhe Lee Camp janë lojtarët e vetëm e transferuar nga Manchester United, por gjiganti dështoi për të siguruar marrëveshje me Harry Maguire, Toby Alderweireld apo Yerry Minan./arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...