”Policit” i gjenden lëndë narkotike në makinë

20:32 | 9 Gusht 2018
A. B.

Një qytetar me inicialet F.V, 28 vjeçar, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e djeshme nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.
Pavarësisht se i riu është kapur me një sasi të vogël droge, në makinë gjithashtu i është gjetur dhe një stemë e policisë së rendit e cila përdoret për t’u vendosur në uniformë, një tjetër shkelje ligji nga ajo e posedimit të drogës.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 08. 08. 2018, u referuan materialët në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F. V., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi rreth orës 15:45, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë kontrollit fizik të mjetit tip “Saab”, iu gjet dhe sekuestrua një stemë e policisë së rendit e cila vendoset në uniformë dhe 0.1 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 247 e 283 të Kodit Penal.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme