Google ADS

Në bjeshkët e Istogut qytetari gjen mjete të pashpërthyera

20:25 | 9 Gusht 2018
A. B.

Një qytetar ka hasur në mjete të pashpërthyera në bjeshkët e Moknës në Istog.

Gani Arifaj nga fshati Rakosh ka thënë se ishte për shëtitje në Mokën, kur papritmas ka hasur në këto mjetet të rrezikshme që janë të pashpërthyera.

Arifaj ka njoftuar institucionet përkatëse që të merren më këtë rast dhe të bëhet eliminimi i tyre.

Në bazë të dyshimeve të para, thuhet se këto mjete janë mina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme