Gjuriq: Kosovës ulëse në OKB e Serbisë asgjë, ide e keqe

20:00 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

Për t’i dhënë Prishtinës një karrige në Kombet e Bashkuara dhe për këtë Serbia të mos marrë asgjë, është njëjtë sikurse Serbia të pranojë pavarësinë e shpallur në të gjithë territorin e saj dhe të lihet përherë veriu. Kështu të paktën ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq në përgjigjen ndaj qëndrimit të cilin e paraqiti Sasha Jankoviq në intervistë për javoren ‘Vreme’.

“Është një ide shumë e keqe,” vlerëson Gjuriq pikëpamjen e kreut të Lëvizjes së qytetarëve të lirë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, por pa njohjen e pavarësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme