Gjyqtari i sapoemëruar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Radomir Laban, ende mbetet në kërkim nga autoritetet në Serbi.
“Laban ende është në kërkim ndërkombëtar, ai kërkohet nga autoritetet e Serbisë dhe në rast se ai udhëton jashtë shtetit, mund t’i vihen prangat, sepse ka urdhër arresti ndaj tij”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë një burim nga Policia.
Në vitin 2011 Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.
Serbia i ka dërguar vitin e kaluar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.
Së bashku me Labanin, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka emëruar edhe katër gjyqtarë tjerë.
Përbërja e Gjykatës Kushtetuese, për herë të parë tashmë është vetëm me gjyqtarë vendorë.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...