Google ADS

Arsenali ofron 100 milionë te Barça për Dembelen

17:21 | 9 Gusht 2018
Arbresh Info

Gazetari Kike Marin, i cili ishte njëri nga të parët që raportoi për kalimin e Unai Emery te Arsenali në pozitën e trajnerit, i ka dhënë një tjetër shtytje klubit këtë pasdite.

Marin ka raportuar përmes llogarisë së tij në Twitter se “Topçinjtë” kanë shtruar një ofertë 100 milionëshe për yllin e Francës dhe Barcelonës, Ousmane Dembele, megjithatë klubi duhet të reagojë shpejtë derisa merkato e transferimeve është vetëm disa orë larg mbylljes, transmeton portali arbresh.info.

Tifozët e klubi londinez do të jenë padyshim të kënaqur të dëgjojnë këtë nga Marin, pasi spanjolli ishte nga të parët që raportoi për lidhjen e gjigantit nga Premierë Liga me trajnerin Unai Emery.

Gazetari jashtëzakonisht i besueshëm, David Ornstein, konfirmoi më pas se Emery i është bashkuar bordit të Arsenalit disa ditë pasi Marin fillimisht kishte shkruar rreth këtyre lidhjeve, diçka që i mbushë me plotë shpresa “Topçinjtë” në lidhje me historinë rreth Dembeles.

Demebele do të ishte një super përforcim te skuadra e Unai Emery, pasi francezi ka treguar se është njëri nga talentët me të ardhmen më të ndritur në futboll brenda sezoneve të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme