Për vrasjen e dyfishtë që ndodhi të hënën mbrëma në Rakovc të Gjakovës, ku mbetën të vrara Valbona Nrecaj dhe e bija e saj 9 vjeçare, kanë reaguar edhe nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Në këtë organizatë thonë se janë të tronditur dhe të pikëlluar për këtë rast.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë është i tronditur dhe i pikëlluar nga vrasjet e tmerrshme në Gjakovë të Valbona Nrecaj dhe vajzës së saj 9-vjeçare nga bashkëshorti i saj”, thuhet në një postim në faqen zyrtare të OSBE-së në Facebook.
Në këtë postim thuhet se kjo tragjedi thekson nevojën për vetëdijesim më të lartë shoqëror dhe reagim më të fuqishëm të organeve për zbatim të ligjit ndaj dhunës në familje.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad