Analisti Dusha Janjiq ka deklaruar se nga fjalimet e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk mund të përfundohet se ndarja e Kosovës është e përjashtuar, transmeton Koha.net.
“Se ajo (ndarja) nuk është e përjashtuar, flet fakti se ndarja përsëritet gjithnjë nga Ivica Daçiq (ministër i Punëve të Jashtme) si dhe prania në rendin e parë me gazetarë e Aleksandar Vulinit (ministër i Mbrojtjes), i cili po ashtu është për ndryshimin e kufijve në Ballkan“, i ka thënë agjencisë Beta Janjiq.
Ai ka shtuar se edhe paralajmërimi i Hashim Thaçit për mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk është gjë tjetër veçse një version i planit për kufizim e ndarje për të cilin kanë biseduar gjatë vitit të shkuar dhe sivjet Vuçiqi e Thaçi.
Fjalimi i pardjeshëm i Vuçiqit nuk la përshtypje sigurie sepse ai s’e tregoi forcën që rëndom e shfaq kur është i bindur në ndonjë gjë, tha Janjq.
Ai ka vlerësuar se në shtator nuk do të vendoset asgjë e re për çështjen e Kosovës sado që këtë e ka paralajmëruar Vuçiqi, porse në atë kohë Kosova e Serbia do të kuptojnë se shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Është e qartë se ekziston agjenda sipas të cilës veprojnë Vuçiqi e Thaçi dhe se ata dëshirojnë që procesin ta përfundojnë përmes një presioni të tmerrshëm ndaj opinionit duke paralajmëruar referendume të ndryshme”, ka thënë Janjiq.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën