Komunat e Kosovës kanë nisur një praktikë të publikimit të kontratave me operatorët ekonomik. Kjo po bëhet për të rritur transparencën dhe mundësinë që qytetarët të jenë të informuar me rrjedhën e shpenzimeve të parasë në komunën e tyre.
Komuna e Istogut sot ka njoftuar se do të bëjë publike kontratat me operatorët ekomikë, e kjo sipas tyre për të rritur transparencën dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve të dijnë se si po shpenzohen paratë në komunën e tyre.
Por këtë praktikë nuk po e ndjek vetëm Komuna e Istogut, pasi edhe Komuna e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajit, Gjakovës, Pejës dhe Vushtrrisë po i publikojnë tashmë këto kontrata.
Publikimi i këtyre kontratave, siç thonë udhëheqësit e këtyre komunave, po bëhet që qytetarët të jenë të informuar për të hollat e shpenzuara në komunë, si dhe për rritjen e për transparencës, pasi deri më tani janë publikuar vetëm të dhëna dhe informata të kufizuara nga komunat e Kosovës.
Ndërsa e gjithë kjo, po realizohet si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes së Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse.
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...