Google ADS

‘Mirë se vjen në Serbi’, ja si i përgjigjet i dashuri i Dua Lipës komentuesit

15:34 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac Carew kanë mbërritur dje në Prishtinë për festivalin “Sunny Hill”.

Këngëtarja ka ndarë me fansat e saj disa foto nga avioni privat më të cilin ka udhëtuar drejt Prishtinës e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj.

Gjithashtu edhe ka vendosur disa foto të bëra në Prishinë, ku mes komenteve të shumta, që i uronin mirëseardhjen në Kosovë, një prej tyre i ka tërhequr vëmendjen dhe nuk ka rezistuar dot pa i kthyer përgjigje.

“Mirë se vjen në Serbi,” –i shkruan një komentuese. Ky koment është shoqëruar me përgjigje të shumta nga shqiptarët, por ajo më e bukura ishtë përgjigja e Isaac. “Gjeografia nuk është pika jote e fortë, apo jo?” –ka shkruar ai./(BalkanWeb)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme