Kryetari i Lëvizje së Qytetarëve të Lirë (PSG) në Serbi, Sasha Jankoviq ka thënë se çështja e Kosovës do të zgjidhej me integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare, edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara por pa njohjen formale të pavarësisë, shkruan javorja e Beogradit “vreme””.
Sipas tij, zgjidhja e çështjes së Kosovës do të përfshinte autonominë territoriale e personale për serbët në Kosovë dhe institucionalizimin e organeve të tyre të administrimit.
“Zgjidhja do të përfshinte regjim të posaçëm mbrojtës për objektet më të rëndësishme kulturore, fetare -historike (në formë të eksterritorialiteti )”, ka thënë Jankoviq .
Ai mendon s kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk ka koncept të zgjidhjes të çështjes së Kosovës, porse me disa variante taktike përpiqet të mbetet në pushtet dhe nuk i intereson se çfarë do të bëhet me njerëzit, Kosovën, Serbinë e rajonin.
Jankoviq ka vlerësuar se plani i këmbimit të territoreve të Kosovës me shqiptarët është precedent i rrezikshëm dhe se ai nuk është zgjidhje e përhershme.
“Çfarë do të ndodhë nesër me pjesën e Sanxhakut dhe çfarë do të ndodhë veriun e Vojvodinës”?, ka pyetur ai.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...