Arabia Saudite ka ekzekutuar një burrë nga Mianmari, i dënuar me vdekje për vrasjen e një gruaje gjatë tentativës së grabitjes.
Trupi i Elias Jamaleddeen u kryqëzua dhe u ekspozua në qytetin e Mekës, pasi i ishte prerë koka.
Viktima ishte dënuar për vrasjen e një gruaje gjatë tentativës për ta grabitur e përdhunuar në shtëpinë e saj. Ai kishte hyrë me armë dhe gjatë rezistencës e qëlloi gruan me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Ekzekutimi mori miratimin e Mbretit Bin Salman. Ekzekutimi tronditës vjen në një kohë kur marrëdhëniet diplomatike mes Arabisë Saudite dhe Kanadasë janë tensionuar për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut. Arabia ka paralajmëruar dëbimin e ambasadorit kanadez.
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...