Sali Berisha nuk ka përfunduar punë me Hashim Thaçin. Ditë më parë ky i fundit akuzoi rëndë ish –presidentin shqiptar se ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviqit kundër. Berisha i reagoi butë, por si duket nuk e ka ndërmend ta ndalë luftën me Thacin. Sot ai ka publikuar një propozim të një think tank’u në Serbi që propozon ndarjen e Kosovës respektivsht që Kosovës t’i merren 4 komunat në Veri. Sipas Berishës ky skenar parashihet edhe me “korigjimin e kufijve”, term që po e përdorë Presidenti Thaçi.
Pikërisht për këtë, në një postim në rrjetet sociale, Berisha e ka quajtur Thaçin argat të Beogradit ndërkohë që nuk e ka lënë keq as Edi Ramën.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Berishës.
Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosoves dhe Serbise, eshte thjesht produkt i kuzhines se Beogradit!
Te dashur miq, ketu me poshte keni nje dokument te kuzhines se Beogradit, ne te cilen flitet jo per ndarje apo coptim te territorit te Kosoves por per korrigjim te kufijve midis Serbise dhe Kosoves si dhe per marreveshje ëin-ëin midis ketyre dy vendeve. Sipas ketij dokumenti:
1- “korrigjimi” i kufijve, term qe perdor sot Beogradi dhe argatet e tij ne Prishtine, nenkupton as me shume dhe as me pak se si ti kalojne Republikes se Serbise kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.
2- Kjo, sipas kuzhines se Beogrdit do te ishte nje marrveshje ëin-ëin, pra qe do te fitonin te dy palet.
3- Ne firmosjen e kesaj marreveshje duhet te jete Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatet e Beogradit qe perpiqen te mashtrojne shqiptaret me spekullime semantike te pregatitura ne kuzhinen e kryeqendres se Serbise dhe te servirura ne takime obskure te argateve te saj shqipfoles albanofob.
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...