Dua Lipa tashmë kanë mbetur pothuajse 24 orë para se të takohet me publikun në Prishtinë.
Këngëtarja shqiptare gjatë ditë së djeshme ka arritur në kryeqytetin tonë, ku do të performojë në “Sunny Hill Foundation”.
Ajo ka gjetur kohë që të falënderoj të gjithë për përkrahjen e dhënë në këtë ngjarje që pritet të jetë madhështore.
“Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit”, ka shkruar Dua në llogarinë personale në Instagram.
Sipas saj, deri më tani janë dhënë mbi 100 mijë euro bamirësi për ngjarjet kulturore si dhe shkolla të muzikës në Kosovë.
“Sunny Hill Foundation ka shpërndarë 100 mijë euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikës në Kosovë. Ju falënderojmë përzemërsisht për ndihmën e juaj dhe u urojmë një jetë të gjate së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë të Kosovës”, shkroi Dua.
https://www.instagram.com/p/BmQKkOiFsEy/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Ndryshe, Lipa do të jetë e pranishme para publikut gjatë ditës së nesërme në parkun Gërmia të Prishtinës.
Theksojmë se pjesë e festivalit pos këngëtarëve vendor, do të jenë edhe Action Bronson dhe Martin Garrix.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...