Prokurori Ali Uka: Vrasja në Gjakovë u krye me dashje

11:41 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

Në fjalën e tij para gjykatës prokurori i shtetit Ali Uka ka ngritur pretendimin se Pjetër Nrecaj e ka kryer me dashje vrasjen e gruas dhe vajzës së tij 9 vjeçare.

Para gjykatës prokurori duke arsyetuar kërkesën për caktimin e paraburgimit ka thënë se

“I pandehuri me dashje ka privuar nga jeta anëtarët e familjes së tij bashkëshorten dhe vajzën 9 vjeçare”.

Në pretendimet e tij prokurori ka përmendur se qëllimi i të pandehurit ishte që ta bindë të ndjerën që të kthehet dhe të jetoj me të por kur ajo ka refuzuar i pandehuri ka kryer aktin.

“Në ditën kritike i pandehuri shkon tek shtëpia e vëllezërve të së ndjerës Valbona për ta bindur për të bashkëjetuar dhe duke qenë se e ndjera Valbona nuk ka dashur të shkon në shtëpinë e bashkëshortit të saj i pandehuri me armën AK-47 shtënë disa herë në drejtim të gruas dhe vajzës duke i privuar nga jeta”, thuhet në kërkesën e prokurorit.

I njëjti ka sqaruar se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes për tu dorëzuar më pas në polici.

Seanca gjyqësore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës është ndërprerë pasi të dyshuarit Pjeter Nrecaj i është përkeqësuar gjendja. Ai nuk ka arritur të deklarohet për pretendimet e prokurorisë,kallxo.

Nrecaj është dërguar në spitalin e Gjakovës ndërsa gjykatësi i rastit ka thënë se seanca është shtyrë për një afat të pacaktuar kërcënimin.

40 vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme