Google ADS

Policia mohon përgjegjësinë pas dështimit për mbrojtjen e vajzës dhe të gruas që u vranë nga ish-bashkëshorti

11:01 | 9 Gusht 2018
Arbresh.info

“Tash të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhembë zemra”, i ka shkruar Pjetër Nrecaj ish-bashkëshortes së ndjerë, Valbona Marku-Nrecaj, pesë orë para se t`ia merrte jetën. Prej breshërisë së plumbave, e vrarë para derës së shtëpisë ka mbetur edhe vajza e tij 9-vjeçare K.N.

Pesë orë para se të ndodhte kjo tragjedi, në fshatin Brekoc të Gjakovës, e ndjera e kishte denoncuar kërcënimin në polici.

Mirëpo, policia nuk ka arritur ta shmangë vrasjen e tyre. Është mjaftuar me arsyetimin se nuk e ka gjetur dorasin në shtëpi dhe as në lokacione të tjera, ku e ka kërkuar.

Kështu, ka refuzuar që të pranojë çfarëdo përgjegjësie rreth këtij akti, duke thënë se “viktima ka qenë duke jetuar te familja e saj, konkretisht te vëllezërit e saj”.

Gjatë 16 vjetëve martesë, ish-bashkëshorti dyshohet se kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj së ndjerës. Mirëpo, konflikti mes tyre institucionalisht ka filluar të trajtohet para tre muajsh, pasi e ndjera e ka denoncuar Nrecajn në polici për dhunë fizike.

I dyshuari është paraburgosur e ish-bashkëshortja është larguar nga shtëpia e tij së bashku me 5 fëmijët. Pas qëndrimit një muaj në paraburgim, Nrecaj ka tentuar që ta kthejë të ndjerën në shtëpi. Mirëpo, nuk ia ka arritur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme