Pas suksesit të kinematografisë kosovare jashtë vendit, me shfaqjen e filmave nëpër festivale të kategorisë “A”, shumë njerëz e panë potencialin e biznesit dhe investimit në këtë fushë, shkruan Koha Ditore.
Mundësitë që kjo industri të zhvillohet edhe më shumë janë të qarta, por ajo që mungon janë mbështetja dhe zhvillimi i duhur i saj.
Një formë e mirë për të ecur një hap më tej në këtë drejtim është konsideruar nënprogrami për media i “Evropës kreative”. Pas pranimit të Kosovës në këtë program shumë të rëndësishëm, synimi i radhës është qasja në të. Prandaj festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, në kuadër të programit të tij ka realizuar programin “Kosova kreative” me qëllim të zhvillimit të rrjetit evropian dhe rajonal të partneritetit kulturor dhe ngritjen e kapacitetit të sektorit kulturor dhe krijues në vend, në përgatitje për pranimin e aplikacioneve në programin e “Evropës krative”. Kjo do t’i paraprijë edhe përgatitjes për praninë në nënprogramin e tij.
Në korrik të këtij viti, në një mbledhje të Qeverisë, është miratuar marrëveshja e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të vendit në programin “Evropa kreative”. Tani procesi ka mbetur te ratifikimi i kësaj marrëveshjeje…/Koha Ditore/
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...