Që Angela Martini dhe bashkëshorti i saj Dragos Savulescu, nuk do të ishin një çift normal në radhët e yjeve të showbizit, kjo u duk që me mënyrën se si u martuan.
Modelja e njohur me origjinë shqiptare i tha ‘’PO’’ milionerit rumun, në një ceremoni intime në Las Vegas dhjetorin e shkuar. E veshur me një fustan të zi transparent, që i theksonte linjat perfekte, modelja e njohur me origjinë shqiptare Angela Martini do të zgjidhte mënyrën më ekstravagante për t’i dhënë fund beqarisë dhe nisur një jetë të re së bashku.
Një jetë mes luksit dhe shpenzimeve marramendëse duhet thënë, duke patur parasysh këtu udhëtimet e shtrenjta apo dhuratat që kalojnë shifrën e mijëra dollarëve.
Por mesa duket, jo të gjithë ndjekësit e bukuroshes shqiptare mund ta kapërdijnë këtë gjë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar për luksin e shfrenuar, madje kanë shkuar edhe më tej duke i thënë që ajo bën si bosse me lekët e bashkëshortit.
Përgjigjja e Anxhelës? Shumë e thjeshtë dhe konçize, ‘’Sepse janë edhe lekët e mia’’. Angela vazhdo kështu, fatin tënd paçim edhe të tjerat!
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...