Google ADS

Shkopeti e Ulëza, perlat e Shqipërisë

01:06 | 9 Gusht 2018
A. B.

Shqipëria ka bukuri të mëdha natyrore!

Njëra nga këto është padyshim zona në Liqenet e Shkopetit dhe Ulzës, ku natyra dhe dora e njeriu janë bashkuar për t`i shpërfaqur ato bukuri përrallore.

Kur jemi tek Ulëza, lirisht mund të themi se është një vend përrallor dhe jo rrallë herë vizitohet nga turistë të shumtë, shkruan Indeksonline.

Me të parë këtë natyrë unike, padyshim që edhe syri buzëqesh.

Me bukuritë natyrore, pyjet me shtigje për ecje, liqenin për lundrim dhe plazh, kullat e vjetra plot histori nga e kaluara dhe kishat, ushqimi tradicional me bazë peshku dhe prodhime bujqësore të zonës, Ulëza ka shumë për t’i ofruar turistëve përgjatë gjithë vitit.


Pesë vjet më parë, kur kjo zonë është shpallur Park Natyror Rajonal, dukshëm është shtuar numri I vizitorëve në Ulzë, dhe jo vetëm numri i turistëve vendorë, por dhe ata të juaj, përfshirë këtu turistët italianë, francezë gjermanë, çekë e polakë.

Fotografitë e shkrepura nga Nëntor Oseku e pasqyrojnë si mos më mirë këtë pamje të mrekullueshme!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme