Departamenti i Sigurisë së Brendshme përllogarit se mbi 606 mijë njerëz kanë tejkaluar afatet e qëndrimit të vizave të tyre gjatë vitit 2017, për të qëndruar kështu ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, ose e thënë ndryshe 1.15 për qind e mbi 52.6 milionë vizitorëve që supozohej se duhej të ishin larguar nga vendi deri në fund të 2017-s.
Pjesa më e madhe e tyre ishin 280.559 personat (përjashto kanadezët dhe meksikanët) që kishin hyrë në SHBA me viza biznesi apo turistike, sipas raportit më të fundit të qeverisë. Mes tyre, brazilianët zënë numrin më të lartë, me 31.912 vetë, të cilët besohet të jenë ende në SHBA në mënyrë të paligjshme; të ndjekur nga venezuelianët me 29.419, kolumbianët me 21.070, kinezët me 16.225 dhe indianët me 12.498 vetë.
Afro 114 mijë të tjerë kanë shkuar në SHBA përmes programit të vizave të përkohshme, që u lejon shumicës së të ardhurve nga vendet përfituese që të hyjnë në SHBA për maksimumi 90 ditë pa pasur nevojë për një vizë.
Vizitorët nga Britania e Madhe ishin shkelësit më të mëdhenj të kësaj kategorie, me 23.231 të dyshuar që ndodheshin ende në SHBA deri në fund të vitit fiskal 2017. Pas britanikëve radhiteshin francezët me 14.406 persona, spanjollët me 11.850 persona dhe italianët me 9.043 persona.
Më tej, nga ata që kanë qëndruar përtej afateve llogariten edhe 93.073 kanadezë dhe 47.537 meksikanë.
Raporti zbulon gjithashtu se 39.074 njerëz kanë qëndruar në mënyrë të paligjshme në SHBA, pasi kishin hyrë me viza studentore, deri në fundin e vitit të kaluar. Mes tyre, pjesën më të madhe e zënë kinezët, të ndjekur nga indianët, nigerianët, koreano-jugorët, brazilianët dhe sauditët.
Gjithsesi, numri total përfaqëson një rënie të vogël krahasuar me vitin paraardhës 2016, kur 628.799 vizitorë tejkaluan afatet e qëndrimit, shifër që përfaqësonte 1.25 për qind të rreth 50.4 milionë udhëtarëve që supozohej se duhej të kishin lënë vendin brenda atij viti.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?