Detaje nga vrasja e dyfishtë në Brekoc të Gjakovës

21:11 | 8 Gusht 2018
Arbresh.info

Shenjat e plumbave nga të cilët vdiqën Valbonë Nrecaj 40 vjeçare dhe vajza e saj, Klara 9 vjeçare ende gjenden pothuaj në çdo qosh të shtëpisë së prindërve të saj, në lagjen Brekoc të Gjakovës.

Jetën atyre ua mori bashkëshorti e babai, Pjetër Nrecaj nga fshati Bitesh i kësaj komune, njofton Klan Kosova.

E një familjar i të ndjerave, Lush Krasniqi, thotë që nga të shtënat e mbrëmjes së 7 gushtit mundësia edhe për më shumë viktima ishte e madhe.

Sipas Krasniqit, viktima Valbonë Nrecaj, para kësaj ngjarje, disa herë ishte rrahur nga bashkëshorti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme