Google ADS

Simptomat që tregojnë se keni kancer në lukth

20:40 | 8 Gusht 2018
A. B.

Kanceri i lukthit është një lloj i pazakonshëm i kancerit, por pasi që simptomat e këtij kanceri janë të ngjashme me të sëmundjeve tjera, atëherë nëse përjetoni ndonjë prej tyre duhet të shkoni sa më shpejt te doktori.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, katër simptomat e para përfshijnë problemet e vazhdueshme me tretje, fryrja e barkut menjëherë pas shujtave dhe dhimbja e vazhdueshme e lukthit.

Kur kanceri të ketë avancuar, ju mund të përjetoni simptoma tjera.

Ndër këto simptoma përfshihet gjaku në jashtëqitje, humbja e apetitit dhe humbja e peshës.

Nëse nuk trajtoheni për kancer të lukthit, kanceri mund të shpërndahet në pjesë tjera të trupit, si në mëlçi.

Përndryshe, kanceri i lukthit është më së shpeshti prezent te personat e vjetër, ku 90 prej 100 rasteve iu shfaqen personave që janë mbi moshën 55 vjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme